BALLKAN, 14 Qershor 2023, 17:23

Sërish telashe për Andrew Tate dhe vëllain e tij, rrezikojnë deri në 10 vite burg për trafikim të qenieve njerëzore

Sërish telashe për Andrew Tate dhe vëllain e tij, rrezikojnë

Sërish telashe për influencuesin britaniko-amerikan, Andrew Tate dhe vëllain e tij Tristan. Mësohet se Njësia kundër krimit të organizuar të Rumanisë ka ngritur sërish akuza ndaj tyre për trafikim të qenieve njerëzore.

Andrew dhe Tristan, së bashku me dy gra rumune, janë nën masën ‘arrest shtëpie’ dhe në pritje të një hetimi penal për trafikim të dyshuar të qenieve njerëzore, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzimin seksual të grave.

Akuzat janë mohuar vazhdimisht nga vëllezërit dhe madje pretendojnë se dosja e tyre penale është bosh. Çështja pritet të shkojë në gjyq në fund të këtij muaji. Të katërt mund të përballen me një dënim me burg deri në 10 vjet nëse shpallen fajtorë për trafikim njerëzor.