TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për zhvillimet e sotme në veri të vendit.
Në një postim në Twitter, ai shprehet se Kurti nxori “gishtin e mesit” ndaj kërkesave të SHBA-ve dhe BE-së për përshkallëzim të situatës në veri.
“Joe Bideni dhe Evropianët e ngritën një vijë të kuqe javën e kaluar. Ata thanë që Albin Kurti duhet ta de-eskalojë (situatën) dhe të nisë zgjedhjet e reja menjëherë. Këtë mëngjes, Kurti iu ngriti gishtin e mesit dhe e përshkallëzoi më tej situatën”, shkruan Grenell.