BALLKAN, 14 Qershor 2023, 11:59

“Liri, Pavarësi, Demokraci”, Vjosa Osmani e nis adresimin në Parlamentin Evropian me fjalët e Rugovës

“Liri, Pavarësi, Demokraci”, Vjosa Osmani e nis adresimin
Osmani gjatë fjalës në PE

“Liri, Pavarësi, Demokraci”, kështu e ka nisur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, adresimin në Parlamentin Evropian, duke kujtuar fjalët e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Sipas Osmani, këto tri fjalë s’ishin vetëm të Rugovës, por të vizionit të popullit të Kosovës. Ajo ka kujtuar se në fund të çdo fjalimi, Rugova e mbyllte me fjalët “shtëpia s’mund të mbahet pa miq”.

“Kështu ka qenë gjatë të ’90-ave, kështu është edhe sot”, shtoi Osmani.

“Liri, Pavarësi, Demokraci. Këto tri fjalë s’janë vetëm pasion nga ati. Ishin vizion i popullit të Kosovës, sot ai vizion i Rugovës dhe heronjve tanë është realitet”, ka thënë Osmani.

Osmani ka mbajtur qëndrime më të moderuara se kryeministrit Kurti gjatë javëve të fundit, përballë presionit ndërkombëtar për ulje të tensionit në Veri të Kosovës.