TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat ‘Kobra’ të Serbisë kanë marrë peng tre policë shqiptarë brenda territorit të Kosovës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë rrëmbyer tre zyrtarë kufitarë patrullues.
Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës. Media serbe Novosti ka publikuar emrat dhe fotografitë e policëve të arrestuar. Bëhet fjalë për policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi.
Tre pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës, janë rrëmbyer sot në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviqit në rrugë ilegale. Siç shihet nga pamjet, policët janë prangosur, ndërsa merren dhunshëm dhe futen nëpër makinat e policisë serbe, ndërkohë që thuhet se janë dërguar në Beograd.