TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka mohuar akuzat e Prishtinës zyrtare se 3 efektivë të saj janë rrëmbyer nga forcat ‘Kobra’ serbe. Ai deklaroi se njësitë anti-terror të xhandarmërisë serbe, më 14 qershor kanë arrestuar tre zyrtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës, që sipas tij “ishin të armatosur deri në dhëmbë”.
“Kjo bandë terroriste është arrestuar sot në ora 12:38 në thellësi të territorit të Serbisë qendrore, në zonën e fshatit Gnjilicë në komunën e Rashkës”, tha Petkoviç në një konferencë për media, shkruan Danas. Petkoviç i identifikoi të arrestuarit me inicialet R.Z, B.S dhe M.Sh. Ai i hodhi poshtë deklarimin e autoriteteve në Kosovë, se policët u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës.
“Ata nuk u rrëmbyen, por u gjetën thellë në territorin e Serbisë qendrore”, tha Petkoviç. Policia e Kosovës tha më herët se tre zyrtarë të saj policorë dyshohet se janë rrëmbyer nga trupat serbe “thellë brenda territorit të Kosovës”, në afërsi të vijës kufitare në komunën e Leposaviçit.