TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mediat serbe i kanë bërë jehonë rrëmbimit të tre efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe. Disa prej këtyre mediave madje mburren më rrëmbimin e efektivëve të Kosovës, të cilët i konsiderojnë si terroristë të kryeministrit Albin Kurti.
Në artikullin e njërës prej këtyre mediave shkruhet se u parandalua një tentativë për pushtimin e Serbisë.
“Tre personat janë arrestuar me armë automatike dhe me pajisje ushtarake. Veprimi i shpejtë dhe efikas i policisë serbe parandaloi me sukses tentativën e policisë së Kosovës të pushtojnë territorin e Serbisë qendrore për të kryer një aksion i cili sipas të gjitha parametrave është akt terrorist me qëllim të destabilizimit dhe përshkallëzimit të konfliktit të drejtuar kundër Republikës së Serbisë. Policia do të vazhdojë punën e mëtutjeshme në bashkëpunim me prokurorinë kompetente”, shkruan “Novosti”. Kujtojmë se për rrëmbimin e tyre reagoi edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça, i cili e konsideroi një akt kriminal nga ana e Serbisë.