BALLKAN, 14 Qershor 2023, 16:25

Rrëmbimi i efektivëve shqiptarë, reagon Albin Kurti: Hakmarrje e Serbisë! Policët ishin 300 metra brenda kufirit të Kosovës

Rrëmbimi i efektivëve shqiptarë, reagon Albin Kurti: Hakmarrje e

Hakmarrje e ka cilësuar kryeministri Altin Kurti veprimin e sotëm të forcave serbe, të cilat kanë shoqëruar me forcë tre efektivë të policisë së Kosovës, në territorin e saj. Në një reagim në rrjetet sociale, Kurti tha se ishin 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës. Sipas tij, kjo është një hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit Millun Millenkoviç – Lune.

Kurti e quajti këtë një “agresion” nga ana e Serbisë që ka për synim përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.

Rrëmbimi ka ndodhur në një moment tensioni mes Serbisë dhe Kosovës, pasi një ditë më parë forcat e policisë së Kosovës arrestuan në Zveçan drejtuesin e grupimeve kriminale në veri të Serbisë. Në 29 maj, grupe serbësh sulmuan policinë e Kosovës dhe forcat e KFOR që mbronin kryetarët e zgjedhur të 4 komunave pas zgjedhjeve që u bojkotuan nga serbët.

Mesazhi i Kurtit

“Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë. Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit. Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë”