TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët shqiptarë në Mitrovicën e Veriut kanë vënë flamuj të Kosovës dhe ata kombëtarë rrugëve në “Lagjen e Boshnjakëve”.
Njëri nga organizatorët e këtij aktiviteti, tha se me këtë duan të tregojnë se nuk do të largohen nga atje, raporton T7.
“I kemi vënë flamujt të tregojmë që jemi këtu dhe nuk jemi duke shkuar”, tha ai.
Serbët, ndërkaq, janë mbledhur pranë shtatores së Car Lazarit me flamuj serbë në duar e duke kënduar këngë nacionaliste.
Kështu, ata iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së Listës Serbe për të tubuar, një ditë pasi vendosën të largohen nga institucionet e Kosovës.