BALLKAN, 25 Qershor 2023, 18:14

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, publikohen exit-pollet e para, ja kush kryeson

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, publikohen exit-pollet e para, ja kush
Votime në Greqi

Qytetarët grekë iu rikthyen këtë të diel qendrave të votimit për një proces të dytë zgjedhor, brenda pesë javësh.

Ndërkohë sipas exit polleve të orës 17:30 , Demokracia e Re ka arritur të grumbullojë një mbështetje prej 42% të pjesëmarrësve në zgjedhje, e ndjekur nga Syriza me 17.6 %, si dhe PASOK 11,5 %.

Rezultatet paraprake:

Demokracia e Re: 42%

Syriza: 17.6 %

PASOK: 11,5 %

KKE: 8.1%

Spartanët: 5%

Zgjidhja Ell: 3.3%

Niki: 3.3%

Navigimi: 3%

DITA: 2.5%

Zgjedhjet e sotme parlamentare mbahen me sistemin proporcional të zgjeruar, në ndryshim nga ato të 21 majit që u mbajtën me sistemin proporcional të thjeshtë.

Sipas sondazheve, partia konservatore e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis ka shanse shumë të mira për një mandat tjetër nga zgjedhësit. Partia kryesore opozitare, ajo e majtë, Syriza e ish-kreut të qeverisë, Aleksis Tsipras ndodhet në sondazhe shumë më pas se partia Nea Demokratia.

Zgjedhjet e reja u bënë të nevojshme, sepse partitë pas pesë javësh zgjedhje nuk arritën të krijonin një koalicion qeverisës. Në zgjedhjet e 21 Majit, partia e Mitsotakis, Nea Demokratia doli kryesuese dhe arriti të marrë 40,8 të votave, por humbi shumicën aboslute. Sot do të aplikohet një e drejtë e re zgjedhore, sipas së cilës partisë më të fortë në zgjedhje i jepen edhe 50 vende plus. Prandaj Mitsotakis e paraqet veten si fitimtar të sigurtë dhe shpreson të arrijë shumicën absolute.

Partia kryesore opozitare Syriza shpreson ende për një shans. Luftojmë deri në minutën e fundit për një rezultat të suksesshëm, tha ish-kryeministri, Tsipras. Syriza në zgjedhjet e 21 majit mori 20% të votave. Në fushatën e fundit, Tsipras u përpoq të bëjë për vete votuesit me premtime të reja sociale, si rroga më të larta dhe pensione më të mira. Ai premtoi të ulë tvsh-në mbi artikujt ushqimorë dhe benzinën.