TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gruaja që u vra pak më parë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj. Drejtoresha për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi-Braha, ka sqaruar se gjithçka ndodhi pasi ish-bashkëshorti e kishte kthyer djalin e tyre në Qendrën për Punë Sociale, ku ishte e strehuar tashmë viktima.
“Ish-bashkëshorti e ka vrarë. Kontaktin e kanë pas me marrëveshje. Nëna e ka fëmijën edhe e ka pru fëmijën në ora 13:00 në qendër që të realizonte kontaktin me babën e tij. Djalin e ka marrë babai e ka dërguar në familje të vet, në shtëpi dhe pastaj e ka rikthyer në qendër”, tha ajo, për “Betimi për Drejtësi“.
Sipas saj, vrasja ndodhi pasi disa mosmarrëveshjeve ndërmjet ish- çiftit bashkëshortor. “Ka biseduar me menaxheren e rastit të tyre. I ka tregu që është duke pas probleme me ish – bashkëshorten, po i kthehet ajo prapë, e diskutime të çiftit që ndodhin zakonisht. Edhe ka shkuar prapë në shtëpi, sepse në ora 15:00 ka pas me rikthyer djalin në Qendër për Punë Sociale që me e mbajt nëna, me marrë ajo. Kur ka dalë ai poshtë, e ka taku ish-bashkëshorten e tij, realisht partneren, sepse nuk kanë kurorë dhe të dy bashkë, kanë ardhur në Qendrën për Punë Sociale dhe aty kanë filluar me bërtit, me e fye ish-bashkëshortja dhe ai e ka nxjerrë armën dhe e ka gjuajtur. I plagosuri është vëllai i gruas”, ka thënë Rexhepi-Braha.
Ajo tha se vrasja ka ndodhur para objektit të kësaj qendre. Në anën tjetër, mjeku kujdestar në Emergjencën Primare të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, tha se viktima ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa i plagosuri është në gjendje stabile.