TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Selanik u hap sot për herë të parë pas 102 vitesh një xhami.
Autoritetet lokale në qytetin e Selanikut zgjodhën që të inaugurojnë Xhaminë e Yenit në festën e Fitër Bajramit. Me lindjen e diellit, besimtarët myslimanë në Greqi shkuan sot në xhami për të falur Namazin e Fitër Bajramit.
Namazi u krye në gjuhën arabe, më pas pati një predikim në arabisht dhe greqisht.
Vendimi i rrallë për një vend ortodoks si Greqia, për hapjen e xhamisë u mor nga Sekretariati i Përgjithshëm i Besimeve Fetare në Greqi.
Imami që drejtoi namazin është zgjedhur nga shteti grek, shkruan CNN në Greqi. Ai është me origjinë nga Egjipti dhe quhet Taha Abdelgalil.
Imami ka nënshtetësi greke dhe është anëtar i komitetit fetar të xhamisë islame në Athinë.