BALLKAN, 12 Prill 2024, 15:46

Tronditet Kosova, vritet me armë brenda një institucioni një grua, plagoset një burrë

Tronditet Kosova, vritet me armë brenda një institucioni një

Krim i rëndë ka tronditur sot Kosovën. Ngjarja ndodhi në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj është vrarë një grua dhe një burrë është plagosur.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri . Për pasoj nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femëror ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje. Ekipe të hetuesve janë në vendin e ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim.