BALLKAN, 10 Prill 2024, 20:57

A do të shpallet Serbia shtet gjenocidal?

A do të shpallet Serbia shtet gjenocidal?

Dokumenti që është ende në fazë diskutimi synon të ndaloj mohimin e krimeve nga ana e serbëve.

Krimet e serbe gjatë luftërave në Ballkan do të diskutohen sërish në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Më 17 prill në një takim të mbyllur në OKB do të merret në shqyrtim një projekt rezolutë që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Në korrik të vitit 1995 forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë, pasi i grumbulluan me herët në një kam përqendrimin. Masat cilësohet si krimi me i madh me natyre raciste që pas luftës së dytë botërore.

Kjo masakër është quajtur gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Por edhe pse bëhet fjalë për një krim të ndodhur pak vite më parë, në Serbi kjo ngjarje mohohet ose relativizohet. Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik ka mohuar shpesh herë që serbët të kenë kryer krime ndaj civilëve.

Mohimi i gjenocidit është kthyer në një problem për shoqërinë serbe, e cila gjatë viteve të fundit pretendon se ajo është pala më e dëmtuar nga luftërat në Ballkan dhe jo shtetet e tjera që kanë me dhjetëra mijë civilë të vrarë.

Rezoluta përfundimtare ende nuk është miratuar dhe pritet që dokumenti të miratohet në fund të muajit maj.

Projektrezoluta e OKB-së bën thirrje për dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë dhe u kërkon anëtarëve të OKB-së që t’i ruajnë faktet e vërtetuara dhe të zhvillojnë programe të përshtatshme përmes sistemeve të tyre arsimore, në mënyrë që të parandalojnë ngjarje të tilla në të ardhmen.