TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përjashtuar çdo mundësi për krijimin e një partie të dytë. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Berisha ka thënë se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë, duke e cilësuar Foltoren si revolucion.
“Kurrë! Harrojeni! Ky është një revolucion, ka disa tipare, e kam udhëhequr njëherë dhe tani jam prapë në fushë.
Tiparet e tij janë këto: Njëherë e udhëheq ti, njëherë të udhëheq ai, por ai për t’u ndalur, nuk ndalet, absolutisht. Ata që mendojnë se ndalet revolucioni, ata gabojnë shumë rëndë.
Tani, vijmë te Lulzim Basha, Lulzim brava tha që firmat nuk janë, pastaj Kuvendi nuk është, kjo quhet sindroma e mohimit” – tha Berisha.