TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Besar Likmeta, gazetar i BIRN, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për aferën e inceneratorëve, duke deklaruar se deri tani ka patur katër hetime të dështuara për çështjen.
Likmeta tha se paratë e inceneratorit të Tiranës, kanë përfunduar në kompani offshore përfshirë edhe në Afrikë.
"Ky është hetimi i katërt që bëhet për inceneratorët, për të njëjtët personazhe. Në vitin 2016, në prokurorinë e Elbasanit është mbyllur hetimi.
Është bërë në 2018 nga drejtoria e Tatimeve, për një skemë të gjërë, është e paqartë.
Sa është hapur SPAK, në vitin 2019, është bërë denoncim nga Nisma Thurje. Është regjistruar procedim penal, nuk dihet cfarë bëhet me të.
Vetëm denoncimi i katërt nga LSI, është pjesa që na referohet. Është bërë edhe një nga PD, është e paqartë nëse janë bashkuar këto.
Kemi katë hetime të dështuara.
Zoti Koka nuk ka qenë i vetmi person që është marrë me dizenjimin e skemës. Autoriteti kontraktor ka grup punë që bën studim fizibiliteti", tha ndër të tjera Likmeta.
"Pjesa më e mirë e parave, në dy inceneratorët e parë, kanë kaluar me skema si ajo që është reflektuar në rastin e Albtek Energy.
Sa i përket inceneratorit të Tiranës, shkojnë në kompani offshore. Është regjistruar kompania si trust. Shkojnë edhe në Afrikë, jo vetëm në Amsterdam dhe Hollandë", tha Likmeta.
"Di që ka një kompani në Bullgari dhe di që ka një biznes të kafesë të blerë në Tiranë. Nëse është apo jo e lidhur me inceneratorët, është e paqartë, sepse zoti Mërtiri, Zoto dhe Gugallja, kanë një plejadë me kompani", deklaroi gazetari.