TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mes analistit Andi Bushati dhe kryetarit të shkarkuar të Partisë Demokratike Lulzim Basha pati akuza të ashpra në studion e emisionit “Open”. Bushati e quajti kryedemokratin të “shitur” dhe se “i ka vjedhur zgjedhjet Sokol Olldashit në 2013”-ën.
REPLIKAT BASHA-BUSHATI
BUSHATI: More traun e Rrugës së Kombit dhe e fute në shpi. Do përfundosh si Avdullah Hoti që thoshte budallallëqe për amerikanët.
BASHA: Ti je një gënjeshtar. Je shpifës. Sponsorizuesin e medias tënde e kam denoncuar në Gjykatë. Zamirin ta kam thënë në parlament.
BUSHATI: Thjesht me emër?
BASHA: Pse ça jam unë prokuror?! Ti gënjen.
BUSHATI: E di gjithë Shqipëria që je i kapur.
BASHA: Unë do ta pastroj PD nga mbeturinat e komunizmit.
BUSHATI: Edhe Sokol Olldashit ia vodhe zgjedhjet.
BASHA: Gënjen! Je ti që bën sikur…Kush i uli sytë more? Rrugën e Kombit unë e kam denoncuar. Tunelin e Llogarasë.
BUSHATI: Ke qenë në shërbim të Ramës më 21 janar. Po të ishte pjesë e zgjedhjes, do mbështesje 18 dhjetorin. Po nuk shoh zgjidhje.
BASHA: Je farë komunisti, më akuzon pa prova mua. Shpifje!