AKTUALITET, 17 Dhjetor 2021, 08:53

Berisha thirrje demokratëve: Kuvendi i thirrur nga Basha nul, mos merrni pjesë

Berisha thirrje demokratëve: Kuvendi i thirrur nga Basha nul, mos merrni

Ish-Kryeministri Sali Berisha u ka dërguar mesazh delegatëve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike që të bojkotojnë Kuvendin Kombëtar të PD-së të thirrur nga Lulzim Basha.

Në mesazhin e mëposhtëm, shkruhet se duke qenë se Basha u shkarkua nga posti, nuk ka asnjë të drejtë të thërrasë Kuvendin Kombëtar. Gjithashtu shkruhet se Kuvendi i datës 18 është nul.

Postimi i plotë:

Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar! Dje me 4446 vota Kuvendi Kombetar i PD vendosi shkarkimin e Lulzim Bashes nga posti i kryetarit per shkelje te renda statutore, si dhe konstatoi paligishmerine pjeses me te madhe te kryesise si te zgjedhur ne dhunim flagrant me statutin e PD.

Pasi ju bejme me dije se Kuvendi Kombetar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit per te permbushur vakumin e krijuar deri ne zgjedhjen e kryetarit dhe kryesise se re! Per sa me lart ju njoftojme se mbledhja e KK e thirrur nga deputeti Lulzim Basha eshte nul dhe e paligjshme.

Ju bejme thime te bojktoni mbledhjen dhe mos beheni pjese e paligishmerne. Ju ftojme githashtu te mos beheni pjese e percarjes dhe perjashtimeve nga PD per karriken e thyer te Lulzim Bashes.

Berisha thirrje demokratëve: Kuvendi i thirrur nga Basha nul, mos merrni