AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 18:24

Bakaj nuk e harron “vesin”, vjen goli i gjashtë në Bjellorusi

Bakaj nuk e harron “vesin”, vjen goli i gjashtë në

Elis Bakaj vazhdon të shënojë në Bjellorusi. I rikthyer në rolin e fantazistit, futbollisti kryeqytetas ka realizuar golin e dytë për Shaktar Soligorsk në ndeshjen që po zhvillon në transfertë kundër Gomel.

Ish-lojtari i Tiranës, Dinamos, Partizanit dhe Kukësit, ka realizuar në minutën e 48-të golin e dytë për skuadrën e tij. Bakaj është treguar i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Për të është goli i gjashtë sezonal.