LIFESTYLE, 9 Prill 2018, 12:14

Identike në ngjashmëri, Alketa Vejsiu prezanton të ëmën

Ajo tregohet gjithnjë tepër e rezervuar përsa i përket jetës private dhe familjes. Por së fundmi, moderatorja Alketa Vejsiu i ka thyer pak rregullat dhe na ka prezantuar për herë të parë me nënën e saj.

Bukuroshja bjonde tregoi përmes një fotoje në Instagram, se bukuria është e trashëguar në familjen e saj.

Alketa shkruan disa fjalë zemre për nënën e saj Xhulin, që na emocionuan vërtet:

“Dielli që më ndriçoi jetën që ditën e parë që linda dhe që më bekon me fuqinë e ‘zemrës së nënës’ çdo ditë. Mami Xhuli, zemra ime”, shkruan Alketa.

Nënë e bijë duket se kanë shkuar bashkë në një udhëtim, pasi dhe fotot e fundit të moderatores janë realizuar në Itali.