AKTUALITET, 17 Shtator 2019, 15:29

Avokatja turke në Gjermani kërcënohet me vdekje nga ekstremistët e djathtë

Avokatja turke në Gjermani kërcënohet me vdekje nga

Avokatja Seda Basay Yildiz, një nga avokatet në çështjen kundër organizatës terroriste NSU në Gjermani, u raportua se kishte marrë një kërcënim me vdekje tri ditë pas vdekjes së guvernatorit të Kassel Walter Lübcke.

Sipas një artikulli të "Hessische Rundfunk", Yildiz, e cila është një nga avokatet në çështjen kundër organizatës terroriste NSU që vrau 10 persona përfshirë tetë turq në Gjermani, mori një faks nga një racist tre ditë pas vrasjes së guvernatorit të Kassel më 2 qershor.

“Walter Lübcke e vramë ne. Së shpejti e ke ti radhën”, shkruhej në faksin që i dërguan avokates me origjinë turke, më 5 qershor.

Pseudonimi Prinz Eugen Ssostubaf i përkiste Njësisë së Sulmit të Princit Eugjen në kohën e nazistëve.

Kjo njësi akuzohet për kryerjen e një masakre të madhe në ish-Jugosllavi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Avokatja Seda Basay Yildiz kishte marrë dy letra më kërcënuese.

Yildiz ishte një avokate për familjen e Enver Simsek, i cili u vra në vitin 2000 pasi ishte paditur kundër organizatës terroriste NSU që bombardoi dhe vrau 10 njerëz, përfshirë 8 turq në mes të viteve 2000 dhe 2007.