AKTUALITET, 17 Shtator 2019, 14:23

EMRAT/ Makina bie në greminë, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë në Krujë

EMRAT/ Makina bie në greminë, një i vdekur dhe dy të


Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën e Qafështamës në Krujë, ku një fuoristradë ka rënë në greminë dhe për pasojë një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur.

Personi që të humbur jetën është Qazim Basha, ndërsa të plagosur janë Besim Karaj, Ermir Zyflia, që sipas burimeve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.09.2019, në fshatin Mafsheq Krujë ka dalë nga rruga mjeti me targa AA 658 BO, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.B., 52 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit E.Z., 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe shtetasi B.K., 56 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Krujës nën kujdesin e mjekëve.