AKTUALITET, 17 Shtator 2019, 15:19

Rikthehet magjia e Ligës së Kampioneve, Liverpool nis mbrojtjen e titullit nga Napoli

Liverpuli do ta nisë mbrojtjen e titullit kampion i Europës nga Napoli (21:05, grupi E), në ndeshjet hapëse të Ligës së Kampioneve, që do nisë sot në mbrëmje me tetë takimet e para të fazës së grupeve të kompeticionit më prestigjioz futbollistik evropian në nivel klubesh.

Skuadra angleze e drejtuar nga Jurgen Klop i ka bërë një nisje fantastike sezonit në Premier League, me pesë fitore në po aq takime. Gjithsesi, edicionin e kaluar, Liverpuli humbi në Itali 1-0 dhe fitoi në Angli, po 1-0.

Në “San Siro” do të ketë premierën e tij e tij Interi, me skuadrën italiane që tashmë të drejtuar nga Antonio Konte, ka një sukses 100% në tri javët para në Serinë A. Zikaltërit do të presin në shtëpi modestët e Slavia Pragës (18:55) për grupin F, ku bëjnë pjesë edhe Barcelona me Borusian e Dortmundit.

Nën drejtimin e Kontes, Interi konsiderohet si një nga pretetendët e kompeticionit. Dy ekipet ndeshen për herë të parë në kompeticionet e UEFA-s, ndërkohë që çekët i kanë humbur të gjashta takimet e tyre të mëparshme me skuadrat italiane.

Sfida interesante janë edhe ato midis gjermanëve të Bousias së Dortmundit me Barcelonën, kampione të Spanjës, ndërkohë që në Londër, Çelsi do të presë Valencian.

Këto janë tetë ndeshjet e ditës së sotme:

/TPZ.al/