AKTUALITET, 17 Shtator 2019, 11:40

EMRAT/ U kapën me drogë në Itali, gjykata jep masat e sigurisë për pesë shqiptarët, mes tyre një vajzë

EMRAT/ U kapën me drogë në Itali, gjykata jep masat e


Pesë shqiptarë janë arrestuar në Itali, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë nëpër burgje.

Në pranga kanë rënë pesë shqiptarë, mes tyre edhe një 28-vjeçare me emrin Eneida Skëndo. Në total janë arrestuar 30 persona.

Ata kanë dalë sot para gjykatës, e cila ka vendosur për katër nga shqiptarët e arrestuar që i ka lënë nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë që e reja Skëndo është lënë në “arrest shtëpie”.

Të arrestuarit në Itali janë Eduart Lala, Adriat Deda, Endi Collaku, Ndriçim Lalaj.

Hetimet për këtë grup kriminal kanë nisur në nëntor të vitit 2017 dhe janë finalizuar në këtë operacion të policisë italiane.