TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fredi Alizoti i akuzuar për dosjen “Babale”, ka dëshuar sot para Gjykatës së Tiranës. Para togave të zeza Alizoti pranoi akuzën për kallëzimtë rremë dhe tregoi se ai dhe Albert Veliu kanë bërë audio-përgjimin.
Sipas Aliozit plani ka qenë që në shtator të vitit 2017, por ky plan nuk është realizuar pasi Veliu kishte gjetur njerëz të tjerë në Vlorë. Disa kohë më pas, Alizoti ishte kontaktuar sërish nga Albert Veliu dhe i ishin premtuar 200 mijë euro që sipas tij do i merrte nga ish-deputeti i PD, Ervin Salianji.
Sipas Alizotit, është Salianji që gjithashtu i ka siguruar stiliolapsat për përgjim, por plani nuk kishte shkuar deri në fund. Ai shtoi se nuk kishte marrë lekët e premtuara dhe prandaj po tregon të vertëtën dhe u shpreh si ndihej i kërcënuar.
Alizoti u pyet për disa përgjime ku fliste me drejtorin e Policisë së Fierit, biseda të cilat dukeshin shumë miqërose. “Nuk i kam miq, por te ata ndihesha i sigurt”, ka qenë kjo përgjigja e Alizotit në Gjykatë.
Më tej gjatë seancës avokati Indrit Sefa shtoi se i pandehuri nuk është i besueshëm dhe se ai ka implikuar në këtë histori njerëz që nuk i njeh dhe as i ka parë ndonjëherë në jetë.