AKTUALITET, 17 Shtator 2019, 11:46

Kërkoheshin për mashtrim dhe dhunë në familje, arrestohen dy persona

Kërkoheshin për mashtrim dhe dhunë në familje, arrestohen dy


Policia kap dhe ndalon dy shtetas të shpallur në kërkim, një për “Mashtrim” dhe një për “Dhunë në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë në bashkëpunim me policinë e Tiranës, kapën dhe ndaluan shtetasin:

• G.B, 30 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i këtij shtetasi i bë pasi në Gusht 2018, me anë të mashtrimit i ka marrë makinën dhe një sasi parash shtetasit D.A, 50 vjeç, banues në Divjakë.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, ndaluan shtetasin:

• J.S, 30 vjeç, banues në Çermë, Divjakë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases J.S, 35 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.