TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E çmendura N e kryeqytetit, sot në mesditë, nën një floknajë të madhe bore, u derdh drejt selisë së Bashkisë së Tiranës.
Në çastin që u ndodh poshtë monumentit të Gjergj Kastriotit, përballë saj u shfaq një meso grua, që i’u hodh të çmendurës sipër dhe e përqafoi.
-Ti je gazetarja e pavarur, e lirë dhe profesioniste?- e pyeti e çmendura N, pasi u shqit nga përqafimi
- Unë jam o grua e marrë, unë. Ç’kam hequr për këtë karrierë, për këtë pavarësi, për këtë profesionalizëm, o e çmendur!
- E di, - ja ktheu e çmendura. Jam në dijeni të karrierës tënde të madhe. E di që ke bërë një karrierë që ke thyer të gjithë burrat, nga e hëna në të enjte. Po më mirë, fillojmë intervistën, - vijoi e çmendura.
- Si mendon o profesioniste, do përdorim emrin e vërtetë apo një pseudonim?
- Më mirë një pseudonim,- ja ktheu gazetarja. Në këtë botë ku jetojmë, pseudonimi është domosdoshmëri. Edhe kur punoja në rrugët e Milanos, pseudonim përdorja.
- Si thua o karrieriste, sikur të përdorim këtë mbiemrin “kazan”, që e përdor edhe Edi Rama? Me këtë mbiemër nuk kuptohet kush je.
- Emi Kazani themi dhe askush nuk e kupton kush je. Tani hidhemi tek pyetja e parë. Si e ke filluar karrierën?
- Eh moj e çmendur, shumë herët e kam filluar karrierën. Gojarisht e kam filluar. Më ka ndihmuar shumë goja. Folëse kam qenë shumë vjet. Kjo ka qenë koha më e artë e jetës time. Lexoja lajme dhe nuk kuptoja asgjë. Më shumë se dhjetë vjet në këtë punë, komplet analfabete funksionale, si i thonë. S’ka më mirë se kjo punë o e çmendur. Lexo, mos kupto, nuk ka gjë më të bukur në këtë botë.
- Tani të kthehemi pak më mbrapa, - tha e çmendura N. Çfarë pune ke bërë para se të bëheshe folëse?
- Kurvë kam qenë o e çmendur. Alamet kurve. Kurvë speciale si i thonë. U hidhesha, o e çmendur dhe mbërtheja vetëm burra të martuar, nga ata budallenjtë me shumë para. U rripja lëkurën, derisa e merrnin vesh shtrigat, gratë e tyre. Sapo njëra prej tyre e kuptonte, unë e divorcoja ditëziun dhe ja hidhja thonjtë një tjetri. Edhe sot o e çmendur, që jam edhe gazetare, edhe portaliste, i kam hedhur thonjtë një goxha të pasuri. Ndërtues i madh është. Për fat ajo debilja e tij nuk kupton gjë fare. Thotë që jam intelektuale e lartë, është edhe në punë të lartë, por gjë prej gjëje nuk kupton. Mendoj se do vazhdoj gjatë me këtë.
- Pyetja tjetër zonja Emi Kazani. Si e rrite karrierën gazetareske, pasi qëndrove folëse për shumë vjet?
- Karriera ime më e madhe o e çmendur, erdhi e bukur dhe shumë e papritur. Aq sa edhe vetë, sot e kësaj dite jam e çuditur. Para shumë vjetësh, fillova punë si shefe në televizionin e një pronari të rrallë, ekstravagant, që mashtronte këdo që i dilte përpara, nga individi deri tek shteti. Por pronarit unë nuk i’u afrova dot, o e çmendur. Edhe pse kisha gjithë atë përvojë dhe ja u kisha marrë dorën burrave të martuar, e kuptova që nuk e kapja dot. Por, moj e çmendur, zoti është i madh. Pronarin unë vërtet nuk e kapa dot, por erdhi dita që të mbërthej babanë e tij. Ç’të të them o grua e marrë? Ç’baba i mrekullueshëm! Ç’plak seksi! U çmend pas meje. Ditë e natë të dy rrinim në televizion. I shtova shumë oraret e punës. Kjo ka qenë eksperienca më e rrallë e jetës time. Më donte shumë, linte kokën për mua…
Këtu, gazetarja Emi Kazani, afroi gojën te veshi i të çmendurës dhe tha:
- Këtu, erdhi edhe rroga ime faraonike. Sikur më bleu Reali i Madridit o e çmendur. Se i biri, kishte lidhje edhe me punët e topit, moj e çmendur.
- Meqë ra fjala, sa ishte rroga, o zonja Kazani?
- Saktësisht, nuk ta them dot, se rrogat janë sekret. Por, mbi 10 milionë ishte.
- Dhe sa vazhdove me këtë punë dhe këtë rrogë?
- Ç’të të them o e çmendur? Sa të duash vazhdova. Por historitë e tilla, siç e di edhe ti, nuk i kanë përfundimet të lumtura.
- Pse ç’ndodhi? – pyeti e çmendura.
- Ndodhi ajo që edhe pritej edhe nuk pritej. Motra e pronarit, domethënë vajza e këtij timit, një grifshë e poshtër, kishte kohë që na ruante dhe na e vrau këtë lidhje të lumtur.
- Si? - pyeti e çmendura.
- Një ditë, ajo shtyu derën e zyrës dhe na gjeti njëri mbi tjetrin. Ai nuk ishte dhe aq mirë dhe unë po i bëja një frymëmarrje artificiale. Kështu mbaroi karriera ime e madhe.
- Ç’të paska gjetur o ditëzezë! Po ç’ndodhi pas flagrancës? – pyeti e çmendura.
- Ç’të ndodhte o grua e marrë? Grifsha, e bija, bëri namin. Më futën një shuk me lekë dhe më hodhën në Milano. Hapa fjalë që jam në shkollë atje. Ç’të të them o e çmendur. Mu bë si motër atje, një konsulle rumune, Lulesku quhej. Më gjente punë, ditën dhe natën…
- Po mirë, s’paske dalë keq, - i tha e çmendura N.
- Mirë moj grua e sëmurë, mirë. Por paraja nuk është gjithcka.
- Po mirë, si u ktheve këtu dhe si e rinise këtë karrierë kaq të madhe, kaq profesionale dhe kaq të lirë? - pyeti e çmendura.
- E mbyllim këtu sot o e çmendur dhe e vazhdojmë një ditë tjetër…
/TPZ.AL/