AKTUALITET, 21 Mars 2018, 11:42

Avokati i Fatos Lulos: Ka të njëjtën banesë që para se të bëhej gjyqtar

Avokati i Fatos Lulos: Ka të njëjtën banesë që para se

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka nisur sot zyrtarisht seancat dëgjimore të vettingut, ku Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese është gjyqtari i parë që del përballë KPK. Por ai nuk ishte vetë i pranishëm në seancë, duke lënë përfaqësuesin e tij ligjor, avokatin Ardian Visha.

Lulo dyshohet se ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk ka treguar një depozitë prej 480 mijë dollarësh kanadezë në Toronto.

Ardian Visha, i cili në seancë u shpreh se merr përsipër të kryejë mbrojtjen e gjyqtarit Fatos Lulo, tha:

“Jam njohur me të gjitha aktet nga KPK për Fatos Lulon. Raporti i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive është i cunguar. Lulo ka punuar si avokat qysh në fillim të viteve 90. Lulo ka ende të njëjtën banesë që ka patur para se te bëhej gjyqtar”.

Gjyqtari Lulo dyshohet se ka pasur një apartament që e ka shitur në Kanada dhe pasuria e tij është rritur që prej vitit 2003 e në vazhdim.

“Drita Lulo i ka dhuruar ne 2006, 200 mije dollare Fatos Lulos pasi eshte pronare me 33 perqind te nje kompanie ndertimi ne kryeqytet. Ai ka prenotuar nje banese ne Kanada, por ngeli thjesht projekt pasi nuk u realizua. Lulo kerkonte te hapte biznes ne Kanada dhe i ka marre borxh te motres 480 mije dollare kanadez. Dy dhurata nga e motra, shumen prej 100 mije dollaresh dhe nje zyre ne rrugen e Durresit per zotin Lulo. Nuk ka as depozitim ne Kanada as blerje pasurie”, tha Visha.

Seanca zhvillohet nga një trup gjykues i përbërë nga Genta Tafa, Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja. Lulo në maj 2013 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.