AKTUALITET, 21 Mars 2018, 10:36

FOTO/ Shkodër, banorët e Dajçit ankth nga përmbytja, qëndrojnë gjithë natën tek argjinatura

FOTO/ Shkodër, banorët e Dajçit ankth nga përmbytja,

Argjinatura e Pentarit në Dajç të Shkodrës është mbikqyrur natën e kaluar nga të rinjtë e zonës. Në një segment të saj, gjatë orëve të natës ka rezultuar se nuk po mund ta mbante më presionin e ujit.

Duke parë rrezikun e çarjes së argjinaturës, të rinjtë kanë vendosur ta përforcojnë pavarësisht motit me shi dhe errësirës. Kështu, ata kane vendosur thasë me rërë, duke punuar deri rreth orës 02.30 të mëngjesit të sotëm.

[gallery columns="1" ids="83077,83078,83079,83080"]