TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Fierit, për tentativën e vjedhjes së një banke në Tiranë, vazhdon të kryejë vepra të tjera penale në qeli. Nazmi Çaka, 22 vjeç nga Durrësi, është pikasur me sende të dyshimta në qelinë ku vuan dënimin dhe nga kontrolli i janë gjetur armë të ftohta që dyshohet se i ka prodhuar vetë në kushte ende të panjohura.
Mbrëmjen e 15 marsit, pas një kontrolli të ushtruar në qelinë e Çakës, grupi i gatshëm ka konstatuar në dysheme një tigan të deformuar, ku një pjesë anësore i mungonte. Nga kontrolli i ushtruar prej gardianëve të burgut, në zgarën e dritares së dhomës është gjetur pjesa që i mungonte tiganit. Mësohet se me këtë pjesë tigani ishte përshtatur një thikë, mjet prerës me gjatësi totale 14 cm.
Vetë Çaka mësohet se nuk ka qenë bashkëpunues dhe nuk ka treguar se si i kishte krijuar armët e ftohta. I riu është proceduar për veprën penale “futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. Më 5 mars të vitit të kaluar, Nazmi Çaka u akuzua se tentoi të grabisë një bankë në kryeqytet.
Brenda 20 sekondave ai ka thyer xhamat e bankës me gurë, është futur brenda, por ka dalë duar bosh pasi nuk ka gjetur para. Ndërkohë, mësohet se ai ka qenë i proceduar edhe më parë edhe për një tjetër tentativë vjedhjeje.