AKTUALITET, 21 Mars 2018, 08:36

2017, mbi 34 mijë kontribuues të rinj, por 10 mijë të vetëpunësuar dalin pa punë

Gjatë vitit të kaluar 34,099 kontribuues të rinj iu shtuan skemës së pensioneve, raportohet në të dhënat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Në total numri i kontribuuesve në skemë u rrit me 4.7 për qind dhe ndikimin më të madh e kanë dhënë të punësuarit në biznesit privat. Në bizneset private u raportuan 32,327 persona të siguruar rishtas vitin e kaluar me një rritje prej 9.9 për qind. Kjo rritje ka ardhur për dy arsye kryesore, formalizimi dhe rritja e punësimit në sektorin e fasonit.

Qeveria shqiptare vitin e kaluar hyri në fazën e dytë të luftës antiinformalitet, e cila u përqendrua në formalizmin e punonjësve në sektorin privat. Gjithashtu sektori i industrisë sidomos sektori fason është zgjeruar me shpejtësi vitin e kaluar duke dhënë një kontribut të theksuar në punësim.

Në të kundërt sektori i vetëpunësimit po reflekton një krizë. Vitin e kaluar kanë dalë nga skema e sigurimit rreth 10 mijë persona duke e ulur numrin e kontribuuesve në këtë kategori në 110,472 mijë më 2017 nga raport me 120,460 mijë që ishin më 2016.

Gjithashtu kontribuuesit në ndërmarrjet shtetërorë u rriten me 3,4 për qind. Përmirësim i numrit te kontribuuesve u pa edhe në fshat me rreth 10 për qind. Gjithsesi kontribuuesit në fshat janë shumë të pakët në numër në raport me vitin 2014, para se të aplikohej reforma e re pensioneve që rriti masën e kontributit për këtë kategori.

Prej rritjes së numrit të kontribuuesve, te ardhurat ne skemën e sigurimeve u rriten ne 86 ,9 miliardë lekë ose 8.3 për qind më shumë se një vit me parë sipas të dhënave zyrtare të ISSH-së. Të ardhurat u rriten prej arkëtimeve në personat fizikë dhe juridikë, që përfaqësojnë të punësuarit në sektorin jobujqësor.

Por nga ana tjetër shpenzimet për skemën kanë vijuar rritjen edhe gjatë vitit të kaluar me një total 114 miliardë lekë ose 4.4 për qind më pak se vitit i kaluar. Gjithsesi deficiti i skemës është zbutur disi për shkak se ritmet e  rritjes së të ardhurave kanë qenë më të larta se rritja e shpenzimeve.

Nr. Kontri. 2016 Nr. Kontri. 2017 Ndry. ne nr. Ndry. ne %
Sipas subjekteve 661,655 694,413 32,758 5.0
Ndërmarrje buxhetore 137,012 141,436 4,424 3.2
Firma private 325,303 357,630 32,327 9.9
Te vetëpunësuar 120,460 110,472 -9,988 -8.3
te vetëpunësuar ne bujqësi 53,168 58,528 5,360 10.1
Vullnetarisht 7,323 8,027 704 9.6
Nga shteti 40,780 41,014 234 0.6
Te papune qe përfitojnë pagese papunësie 5,561 7,106 1,545 27.8
persona ne pagesë kalimtare 105 46 -59 -56.2
ushtarake ne reforme 10,208 9,840 -368 -3.6
punonjës të nëntokës 3,013 3,041 28 0.9
punonjës të industrisë ushtarake 535 479 -56 -10.5
gra te pensionuara për vitin korent 21,358 20,502 -856 -4.0
Me përfitim afatshkurtër 15,851 16,958 1,107 7.0
paaftësi e përkohshme  mbi ditën e 14 1,419 1,600 181 12.8
barrëlindje 14,403 15,322 919 6.4
paaftësi nga aksidentet në punë 29 37 8 27.6
Numri i kontribuuesve urbanë në total 665,118 693,857 28,739 4.3
Numri i kontribuuesve rurale në total 53,168 58,528 5,360 10.1
Numri total i kontribuuesve 718,286 752,385 34,099 4.7