AKTUALITET, 21 Mars 2018, 11:24

Vetingu, nis seanca e parë dëgjimore, gjyqtari Fatos Lulo dërgon avokatin

Vetingu, nis seanca e parë dëgjimore, gjyqtari Fatos Lulo dërgon

Ka nisur sot në orë 11:00 në Pallatin e Kongreseve, seanca e parë dëgjimore e Vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëse.

I pari gjyqtar i thirrur është Fatos Lulo, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk është paraqitur, por është përfaqësuar me avokatin e tij Ardian Visha.

Trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja si dhe nga gjyqtarët dhe prokurorët e SHBA-BE, pjesë e ekipit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit: Theo Jacobs, Ferdinando Buatier de Mongeot, Elka Ermenkova, Branko Hrvatin, Hans Kijlstra, John S. Leonardo, Mia Roessingh-Bakels dhe Marie Tuma.

Pyetjet janë lidhur me veprimtarinë e Lulos si gjyqtar, pasurinë e tij dhe lidhje të mundshme me botën e krimit.