AKTUALITET, 21 Mars 2018, 08:30

Italia e kërkonte për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet në Lezhë 40-vjeçari

Italia e kërkonte për vrasje të mbetur në tentativë,

Një 40-vjeçar i cili po kërkohej nga Italia për vrasje të mbetur në tentative është vënë në pranga nga policia.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë arrestuar Gazmir Pepmarku, lindur dhe banues në Mamurras, me qëllim ekstradimit në shtetin italian.

“40-vjeçari Pepmarku ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi: Autoritetet Gjyqësore Italiane më datë 15.01.2018 kanë lëshuar urdhër arresti ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 81-110-112-82-56-575 të Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, – thuhet në njoftimin e policisë.