TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ata e kanë marrë fjalën me radhë, ndërkohë që nga godina, deri tani ndërsa protesta po vazhdon, nuk ka pasur asnjë reagim.
Kreu i protestuesve tha: ‘Në qoftë se qeveria dhe kryeminsitri janë të papërgjegjëshëm, është detyra jonë t’i kthejmë ato në “metro”, siç i thuhet, dhe kjo nuk bëhet duke i fërkuar shpatullat, por duke u treguar forcën e ligjit. Nëse këta na gjejnë neve dele, thikën në fyt do të na vënë.
Këta pushtetarë ose pusht-etarë – se ti zoti kryeministër që nuk i ke qejf ultimatumet, por i pari e ke bërë “hap kutitë ose ik” - e kemi ne sot radhën për ultimatum: Debat publik ose ik!
Shqipëria ka burra të mirë, ka nga ata që nuk mendojnë se po i hipa kalit nuk zbres më. Status me skllevërit tuaj ne nuk pranojmë. Ne nuk na intereson me kë putheni ju, por ne na intereson haku ynë, e drejta jonë, shteti dhe Shqipëria jonë.
Ke 30 minuta at! 30 minuta afat! Do të hyjmë forcërisht! Do të hyjmë forcërisht!"
Me këto thirrje, minatorët e mbledhur para kryeministrisë po presin takimin me Kryeministrin.