TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Tiranës ka depozituar në Gjykatë dosjen ndaj ish deputetit të LSI-së fillimisht dhe më pas të PS-së, Shkëlqim Selami.
Ai nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim të vitit 1994 në Itali, ku u dënua me arrest me burg për akuzën e pjesëmarrjes në organizata kriminale me qëllim emigracionin klandestin.
DOSJA E PLOTE
Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka mbyllur hetimet dhe ka derguar per gjykim proçedimin penal ne ngarkim te te pandehurit Sh.S, i akuzuar per kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formulareve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.
Kuvendi i Shqiperise me date17.12.2015 ka miratuar ligjin me nr.138 “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen, ose ushtrojne funksione publike.
Ne zbatim te ligjit te sipercituar, i pandehuri, ne cilesine e deputetit te Republikes se Shqiperise, ka qene i detyruar te plotesoje “Formularin e vetedeklarimit” me ane te te cilit duhet te deklaronte ekzictencen ose jo te shkaqeve per te kandiduar, per te mos u zgjedhur, ose emeruar.
Nga kqyrja e formularit te vetedeklarimit te te pandehurit, vihet re se ky shtetas i eshte pergjigjur me “JO” pyetjes nese eshte caktuar ndaj tij ndonjehere ndonje mase shtrenguese e sigurise personale ne fuqi, ose jo.
Referuar dokumentacionit te administruar ne pergjigje te leterporosise se autoriteteve italiane te drejtesise, rezulton e provuar se:
I pandehuri eshte arrestuar ne vitin 2006 ne ekzekutim te mases se sigurimit “arrest me burg”, leshuar nga Gjykata e Brindizit ne vitin 1994, per vepren penale te “Pjesemarrjes ne organizate kriminale me qellim emigracionin klandestin”. Ne date 06.09.2006 masa e sigurise eshte hequr dhe ne date 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhene vendimin per shuarjen e vepres penale per arsye parashkrimi.
Ne kushtet kur kemi te bejme me
arrihet ne perfundimin se keto dy rrethana kan qene te detyrueshme per t’u deklaruar nga i pandehuri si rrethana te cilat kane te bejne me shkaqet e parashikuara nga ligji per vazhdimin ose jo te funksionit.
Ne keto kushte, Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka derguar per gjykim proçedimin penal ne ngarkim te te pandehurit Sh.D, i akuzuar per kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formulareve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.