AKTUALITET, 26 Prill 2019, 10:16

Akuzohen për shpifje, cilët janë 7 portalet e paditura nga vajza e çiftit Rama

Akuzohen për shpifje, cilët janë 7 portalet e paditura nga vajza


Pak ditë më parë, vajza e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Rea Xhillari paditi në Gjykatën e Tiranës për shpifje disa portale. Dosja.al ka siguruar emrat e shtatë portaleve të paditura nga Rea për lajmin ku pretendohej se ajo bashkëjeton me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakajn.

Shtatë portalet e paditura jane: Syri.net; 360grade.al; Standard.al; Faxweb.al; Albeu.com: Telegraf.al dhe Boldnews.al.

Përveç shtatë portaleve të paditura është edhe gazetari Artur Zheji. Në një letër për mediat, Xhillari tha se e vetmja shpresë e saj kundër padrejtësive është gjykata. Gjithashtu edhe ministri në detyrë Cakaj i cilësoi shpifje lajmet në media, duke theksuar se edhe ai do të ballafaqohej në Gjykatë me autorët e lajmit.

Deri tani i vemti që ka reaguar është gazetari Artur Zheji, të cilin Rea e përmendi me emër në shkrimin e saj sqarues. Zheji shkruante se Xhillarin e kishin adresuar gabim dhe se ai nuk kishte përmendur asnjëherë në asnjë shkrim atë.