AKTUALITET, 5 Shkurt 2020, 20:18

‘Avokatë të krimit’, numri 2 i PD i përgjigjet Ramës: Je i lidhur me krimin, në vitin 2010 ankimove në Kushtetuese ligjin Antimfia

‘Avokatë të krimit’, numri 2 i PD i përgjigjet


Sekretari i Përgjishëm i Partisë Demoratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për sulmet e këtij të fundit kundër atyre që kanë kritikuar paketën anti-KÇK. Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan se Rama bën kot si kalorës i luftës kundër krimit të organizuar.

Më tej në reagim shton se karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi, pasi sipas tij në vitin 2010 kryeminsitri ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin Antimafia.

Edi Rama lodhet kot, kur bën si kalorës i luftës kundër krimit të organizuar. ? Nuk e besojnë as vartësit e vet. Lufta kundër krimit nuk bëhet as me tëitter, as me facebook, as me videomontazh. Që të luftojë Edi Rama krimin, do të thotë të shndërrohet në kamikaz, e të luftojë kundër vetes!  Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi. Si avokat i krimit, me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonajn në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, në vitin 2010, Edi Rama e ankimoi Ligjin Antimafia në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar. 

Sot në qeverisje, anëtarët e grupeve mafioze më të rrezikshme në vend, po fitojnë një e nga një lirinë, sepse drejtori i burgut të Edi Ramës dhe Kryetari i Bashkisë së Edi Ramës kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota për Edi Ramën. Shqiptarët nuk kanë sot asnjë dyshim se Edi Rama është kreu i KÇK-së. Ai bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik, tendera, koncesione dhe pasuri publike.?”, shkruan numri 2 i PD.

Më herët Rama në një reagim reagoi kundër atyr që po kritikojnë paketën anti-KÇK, duke i quajtuar avokatë të krimit dhe po bëhshin qesharak me dokrrat që thoshin.

Qeveria miratoi me një akt normativ pak ditë më parë paketën ‘Anti-KCK’. Rama tha se  paketa “Anti KÇK” do t’jua bëjë jetën ferr kriminelëve. Kryeministri nënvizoi se prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar do të pezullohen brenda 3 ditësh. Paketa parashtron se çdo pasuri që nuk do të justifikohet do të sekuestrohet. Ndërsa për mjetet motorike luksoze, në paketë thuhet se do t’u vihen në dispozicion Policisë së Shtetit. Rama, platformën anti KÇK e ka prezantuar gjatë vitit 2019 dhe ka thënë se do jetë një paketë ligjore kundër krimit.