AKTUALITET, 5 Shkurt 2020, 20:17

Reshjet e dëborës në Korçë, furgoni bie në kanal

Reshjet e dëborës në Korçë, furgoni bie në kanal


Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Veliterne, në Korçë. Një furgon ka rënë në kanal, ndërsa drejtuesi i mjetit ka ngecur në makinë, dhe është nxjerrë nga aty nga zjarrfikësit..

I lënduar ka pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë aktualisht zjarrfikësja dhe policia.

Shkak i aksidentit reshjet e dendura të dëborës dhe prania e saj në rrugë.