TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 40 deputetë konservatorë britanikë ranë dakord për të nënshkruar një të ashtuquajtur letër mosbesimi për kryeministren Theresa May, tetë më pak nga numri i domosdoshëm 48 që do ta shndërronte këtë letër në mocion mosbesimi dhe që do të detyronte zgjedhjet e reja për lidershipin e partisë, njoftoi sot gazeta ”Sunday Times”.
May ndodhet nën presionin e zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit të kaluar, ku ajo humbi papritur mazhorancën në parlament.
Qeveria e saj ndodhet nën kritika edhe për menaxhimin e negociatave të Brexit me Bashkimin Evropian. Kritikët thonë se gjashtë raundet e negociatave kanë sjellë pak qartësi mbi procesin dhe afatet.
Ndërkohë, gazeta ”Mail on Sunday” njoftoi mbi një letër sekrete që ministrat e kabinetit, Boris Johnson dhe Michael Gove i kanë dërguar Mayt, ku i kërkojnë negociata më të ashpra me BE-në.