BOTA, 12 Nëntor 2017, 12:02

Trump: Dua të jem miku i Kim Jong-un dhe të bashkëpunoj me Rusinë...

Trump: Dua të jem miku i Kim Jong-un dhe të bashkëpunoj me
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka theksuar se duhet të bashkëpunojnë me Rusinë për t’i dhënë fund terrorizmit.
"Ajo që besoj unë është se duhet të punojmë së bashku me Rusinë për t’i dhënë fund terrorizmit. Në botë ka shumë probleme, siç janë Koreja e Veriut, Siria dhe Ukraina. Ne duhet të punojmë së bashku për t’i zgjidhur këto”

Duke folur në një konferencë për media pas takimit me homologun vietnamez, Tran Dai Quang, në kryeqytetin Hanoi, Trump ka theksuar se të gjitha vendet duhet të mobilizohen kundër kërcënimeve të Koresë së Veriut. “Nuk duam provokim, por progres. Nuk duam rrëmujë, por stabilitet, dhe nuk duam luftë, por duam paqe”, ka thënë Trump.

Presidenti amerikan po ashtu ka thënë se do të ishte hap pozitiv për të gjithë botën miqësia me liderin koreanoverior Kim Jong-un. “Do të ishte mirë sikur të ishim miq me të, por dyshoj se kjo gjë do të ndodhë. Po të ndodhte, do të ishte një gjë e mirë për botën”, u shpreh Trump.

Ndërkaq, lidhur me pohimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trump tha:

“Unë e pyeta atë. Ai tha se nuk e ka bërë. Putin e beson atë që dëshiron. Ajo që besoj unë, është se duhet të punojmë së bashku me Rusinë, për t’i dhënë fund terrorizmit. Në botë ka shumë probleme, siç janë Koreja e Veriut, Siria dhe Ukraina. Ne duhet të punojmë së bashku për t’i zgjidhur këto”, tha presidenti amerikan.