TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e Astirit, vijojnë protestat kundër prishjes së banesave të tyre, pas miratimit të projektit për rindërtimin e Unazës së Re. Banorët kanë komunikuar në lidhje direkte me emisionin "Të Paekspozuarit". Njëri prej banorëve, tha se do t'i mbrojnë shtëpitë deri në vdekje dhe se banesat e tyre do të prishen vetëm nëse fillimisht qeveria u merr jetën.
"Projekti fillon, nga krahu i djathtë ku ndodhemi ne, nga trotuari shkon 32 metra, ndërsa në krahun e majtë shkon 10 metra, të cilën e kanë lënë bizneset vetë. Projektin na e kanë bërë me dije rreth dy javë më parë. Ka patur projekt tjetër që i parashikonte të dyja anët 10 metra.
Afati që na është thënë, kanë ardhur disa persona na kanë vënë një kryq të kuq në shtëpi na kanë thënë dilni jashtë për 10 ditë. Nuk ndalemi derisa të hiqet ky projekt. Qeveria, vetëm kur të na marrë jetën, atëherë do ti marrë objektet tona.
Ne duam dëmshpërblim, cent për cent, ta ngulisë mirë Edi Rama."
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/11/15/rindertimi-i-unazes-se-madhe-drama-e-banoreve-qe-po-mbeten-pa-shtepi-dhe-kompanite-e-dyshimta-qe-fituan-tenderin/