AKTUALITET, 4 Maj 2018, 11:07

Artan Hoxha paralajmëron Tahirin: Ti del shëtitje nga Mali me Gropa, tani duhet të bësh kujdes

Artan Hoxha paralajmëron Tahirin: Ti del shëtitje nga Mali me Gropa,

Gazetari Artan Hoxha deklaroi sonte në “Opinion” se Saimir Tahiri përbën një rrezik për mazhorancën nëse vendos të flasë. Hoxha u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se nëse Tahiri do të flasë, maxhoranca bie.

Ai tha se ditën e sotme Saimir Tahiri u dërgoi mesazh disa emrave të mazhorancës, duke nënkuptuar një kërcënim të hapur. Gazetari theksoi se Tahiri përbën një kërcënim për maxhorancën.

Nga ky moment Tahiri është një person i apasionuar pas aventuarave dhe që del shëtitje vetëm nga Mali me Gropa. Ai duhet të bëjë kujdes që nga dita e sotme, ai duhet të tregohet i kujdesshëm edhe për jetën që bën. Sepse përbën rrezik për maxhorancën. Po foli Tahiri rrëzohet qeveria”,-deklaroi Hoxha.

https://www.youtube.com/watch?v=LWWnKvuxbCs