AKTUALITET, 23 Dhjetor 2017, 10:30

Artan Hoxha: Kryeprokurorja Marku nuk është e Ramës, por e...

Artan Hoxha: Kryeprokurorja Marku nuk është e Ramës, por e...

Çështja e Prokurorit të ri të përgjithshëm ishte një prej temave të trajtuara nga emisioni “JAVA” në RTSH.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se Arta Marku është një kandidaturë e përzgjedhur nga SHBA-BE. Sipas tij, mazhoranca ishte më pranë emrit të Ferdinand Elezit për të cilin pati veto nga ndëkormbëtarët. Ai thotë se ka të ngjarë që Marku të qëndorjë gjatë në këtë detyrë dhe sipas tij ajo do nisë me lëvizjen e drejtuesve të prokurorive.

“Deklarata e ambasdës së SHBA ka qenë një ndër deklaratat më të drjetëpërdrejta që mbaj mend, Aty thuhej qartë, dënojmë me forcë dhunën në rotestë. Së dyti, mbështetje për të demonstruar paqësisht, dhe më tej “populli shqiptar nuk duhet të habitet që politkanët luftojnë me njëri-tjetrin”, kjo do të thotë se reforma po zbatohet, dhe vazhdon me paralajmërimin se komisionet e Vettingut do kenë rezultatet e para. Dhe në fund thuhet Prokurori që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë iku. Do të thotë se aletatët ishin të qartë: Llalla duhej të zhdukej! U krijua përshtypja se Marku është kandidaturë e mazhorancës. Nuk është e Ramës, ajo u zgjodh qartësisht nga SHBA. Kandidati që loboi mazhoranca ëhstë Elezi, aleatët vendosën veton, nuk do jetë ky por një emër i panjohur. Marku ëhstë kandidate ekskluzive e SHBA. E vetmja kandiate me paltformë të shkruar ishte Arta marku, kush e ka shkruar do e shohim. Arta marku ka shumë të ngjarë që të qëndrojë gjatë në atë detyrë. Gjëja e parë që do bëjë do lëvizë 4 drejtuesit e parë të prokurorive”, deklaroi Hoxha në emisionin “JAVA”

Sa i takon dhunës në protestë, Hoxha tha se policia kishte informacione se protesta nuk do ishte normale. Sipas tij, ka rezultuar se 6 personat e arrestuar për aktet e dhunës ishin nga rrethet. Në krahasim me 21 janarin, “ata që ishin në rreshtat e parë ishin nga jugu, në 21 janar ishin nga veriu”./JavaNews