Deputetja e LSI, Nora Malaj, ka komentuar gjuatjen me këpucë të Kryeministrit nga kryetarja e saj e partisë Monika Kryemadhi.
Në një intervistë për BOOM, Malaj tha se akti i Kryemadhit erdhi kur ishte ezauruar çdo formë komunimimi.
Teksa rrëfeu edhe sikletin që kaloi kryeparlamentari Ruçi, pasi këpuca e Kryemadhi ngeci pikërisht tek ai.
Malaj: Politikanët kanë frikë nga çizmet e grave. Nëse do gjuante një burrë do thoshin uaaa. Ajo nuk ishte gjuajtje, kur një grua revoltohet dhe mbaron raporti i kartonit dhe komunikimit, unë nuk e di që kur zihen njerëzit thonë: Sa e mirë je ti moj. Çizmja e Monës mbeti tek kryetari i parlamentit. Ai nuk dinte çfarë të bënte, po t'ia jepte i bërtiste shefi, po të mos ia jepte si ta bënte.E gjithë gjëja ishte një kaos i tërë i organizuar ku nuk kishte rregulla loje. Mona është luftëtare, ne shkojmë pas saj.