AKTUALITET, 22 Dhjetor 2017, 23:57

Balla ironizon Kryemadhin: Ish-kolegë të FRESSH, sot na gjuajnë me çizme

Balla ironizon Kryemadhin: Ish-kolegë të FRESSH, sot na gjuajnë

Të rinjtë e Forurimit Rinor Eurosocialist janë mbledhur sonte, në hollin e selisë së PS-së me rastin e festave të fundvitit. I pranishëm në këtë pritje festive ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili gjeti rastin të ironizojë edhe ish-kryetaren e FRESSH, sot kryetare e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Në këtë holl jemi mbledhur 20 vite më parë, kur kemi patur në mesin tonë edhe kolegë që sot për fat të keq na gjuajnë edhe me çizme në Parlament”, u shpreh Balla, para të rinjve.

Por, kjo deklaratë shkaktoi të qeshura tek koordinatorja kombëtare e PS-së, Elisa Spiropali e kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/1581747025204226/