TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Supersfida e kampionatit anglez mes Arsenalit dhe Liverpulit është mbyllur me një barazim spektakolar 3-3, në një duel që ka pasur gola të shumtë dhe përmbysje të rezultati që kanë dhuruar emocione.
Liverpuli dominoi plotësisht pjesën e parë dhe pas avantazhit me Kutinjon, dyfishoi shifrat me Salah kur regjistrohej minuta e 52-të e ndeshjes. Gjithçka dukej e mbaruar në ato momente, por Arsenali dhuroi një përmbysje të pabesueshme me 3 gola të shënuar brenda 5 minutash.
Sançez shkurtoi diferencën në minutën e 54-t, ndërsa Xhaka barazoi rezultatin me një predhë të jashtëzakonshme nga distanca në minutën e 56. Dy minuta më vonë, ishte Ozil ai që dërgoi topin në rrjetë me një prekje spektakolare para Minjolet. Por Liverpuli u hodh i tëri në sulm dhe vendosi përsëri barazinë falë Firminos, i cili kishte kërkuar vazhdimisht golin, kur regjistrohej minuta e 71-të.
[gallery ids="43880,43874,43873,43875,43876,43881,43879,43878,43877"]