Bashkëpunimi me Rusinë në sektorin ekonomisë është thuajse në nivelin zero, por kjo nuk i ka penguar dy vendet të intensifikojnë marrëdhëniet në fusha të tjera si kultura e arsimi.
Ambasadori rus në Shqipëri Aleksandër Karpushin, në një intervistë për Ora News tregon për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Karpushin: Dua të nënvizoj se bashkëpunimi dy palësh Rusi-Shqipëri në fushën humanitare e atë të arsimit ka patur më shumë sukses krahasuar me sfera të tjera si përshembull, ekonomi ku bashkëpunimi ynë gati është në nivel zero. Në Rusi, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e saj, dhe programi po zbatohet me shumë sukses.
Janë më shumë se 500 studentë shqiptarë që mësojnë gjuhën ruse e me dhjetra të tjerë që çdo vit zgjedhin Rusinë për të zhvilluar studimet e tyre përmes bursave që ky shtet ofron.
Karpushin: Siç dëshmon përvoja jonë ka ende shumë të rinj që duan të mësojnë gjuhën ruse. Janë mbi 200 studentë në Universitetin e Tiranës dhe shkollën 'Asim Vokshi' dhe rreth 300 të tjerë që mësojnë përmes kurseve nga Ambasada ruse, përveç kësaj ne po planifikojmë që kurse të tilla ti çelim edhe në Fier, Durrës e Berat.
Për ambasadorin Karpushin, studentët që do të diplomohen në Rusi e që më pas do ta përcjellin eksperiencën e përfituar në Shqipëri do të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Karpushin: Shumë prej të rinjve të interesuar janë në vitin e tyre të fundit dhe që duan të nisin studimet e larta në Rusi, duke përfituar në këtë mënyrë nga bursat që ofron vendi ynë. Rusia akordon bursa falas, që mbulohet nga buxheti i saj. 3 vitet e fundit numri i tyre është rritur ndjeshëm dhe ne kemi ofruar çdo vit më shumë se 40 bursa dhe ne jemi të vendosur të rrisim numrin e tyre nëse do të ketë interes.
Ambasada ruse në prag të festave të fundvitit organizoi shfaqjen tradicionale "Dimri rus", ndërsa diplomati përcolli urimin për shtetasit shqiptarë.
Karpushin: Viti i Ri është një festë e madhe në Rusi e di që ajo festohet edhe këtu në Shqipëri me madhështi, sinqeritet dhe emocione pozitive, dhe përfitoj të uroj gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke uruar shëndet të fortë,mirëqënie në familje, mbarësi, sukses në çdo fushë dhe realizim të dëshirave.
Festa e cila njihet me emrin Koljada kremtohej natën e datës 21 deri më 22 dhjetor, por me pranimin e krishtërimimit festa pagane e Koljadës u bashkua me Krishtlindjet.
Karpushin: Ne në Rusi festojmë Vitin e Ri në mesin e natës së 31 dhejtorit dhe 1 janarit, por jo gjithmonë ka qenë kështu, shumë vite më parë e kemi festuar më 1 shtator, por para tre shekujsh Cari rus lëshoi një dekret që edhe në Rusi të festohet si në mbarë botën pra në datën 31. Ky dekret krijoi shumë akone, traditë e bestytëni. Pjesë e kësaj tradite është edhe Koljada që e tregojmë për ju përmes shfaqes "Dimri rus".
Koljada për sllavët ishte një festë që simbolizonte lindjen e diellit dhe mishërimin e Vitit të Ri, ndërsa riti i saj realizohej duke shkëmbyer dhurata.