TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediet franceze i kanë kushtuar vëmendje të riut shqiptar, 23-vjeçari shqiptarë Florenc Beqiraj, i cili ndërroi sot jetë në spitalin “Nord” të Marsejës, pasi tetë ditësh në koma.
I riu shqiptar, i cili kishte 19 muaj në Francë, sipas versionit zyrtar që jep Qendra e Paraburgimit në Canet, Marsejë, u gjet i varur, duke tentuar vetëvrasjen.
Forumi i Refugjatëve pohon se “tentativa për vetëvrasje është e pashpjegueshme”, pasi ky emigrant (Beqiraj) kishte hequr dorë nga kërkesa për azil, pasi dëshironte “të rikthehej sa më shpejt në Shqipëri për t’u bashkuar me familjen për festat e fundvitit”.
Sipas, Francetvinfo.fr, në këtë qendër paraburgimi janë kryer shtatë tentativa për vetëvrasje nga emigrantët që janë ndaluar dhe u është mohuar e drejtë për azil. Një letër largimi i ishte dhënë edhe të ndjerit Beqiraj.
Gjithmonë, sipas portalit francez, është hapur një “hetim ligjor për të përcaktuar rrethanat e sakta, të fakteve” nga a prefekturës së Marsejës, ndërsa do të ndërhyet për përmirësuar kushtet e qëndrimit dhe të sigurisë së personelit.
/TPZ.AL/
[gallery ids="43855,43854,43818"]