TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka dhënë një intervistë për kanalin grek Skai, intervistë e cila është pasqyruar në shumë media të tjera të këtij vendi.
Në këtë intervistë Anastas Janullatos ka folur për kishën në Shqipëri dhe tregon se ai shumë shpejt do të largohet dhe pasardhësi i tij do të jetë një shqiptar.
Po ashtu në këtë intervistë Janullatos, flet dhe për ndikim grek në Shqipëri dhe thotë se nuk ka dashur kurrë që të ketë një koloni këtu.
Pjesë nga intervista
“Kjo është më se e qartë. Unë vet jam shumë vite atje. Shikoni. Nuk kemi guximin të shikojmë ngjarjet me sytë e tjetrit.
E imagjinoni ne të kishim një gjë të tillë, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës?
Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar.
Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni.
Shkuam të krijojmë një Kishë Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë”, tha kryepeshkopi i Shqipërisë.
Ai ka folur edhe për Islamin, që e ka quajtur një “çështje jo të lehtë”.
“Islami nuk është një çështje e lehtë.
E gjithashtu nuk kemi kuptuar se nuk ekziston një Islam i vetëm.
Është mënyra sesi e përjetojnë Islamin disa, nën predikimet e fanatikëve ekstremistë dhe e shohim sot se çfarë po bëjnë.
Dhe, siç e dini, interpretimet ekstreme janë shumë më të pranueshme nga populli i thjeshtë, sesa të ashtuquajturat interpretimet e sintetizuara dhe me tone më të ulëta”, tha kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas.
[gallery ids="43791,43787,43786,43794,43784,43792,43795,43788,43790,43793,43796,43797"]