AKTUALITET, 10 Janar 2018, 09:57

Arta Marku përplas në Elbasan, Ginën dhe Nezhën

Arta Marku përplas në Elbasan, Ginën dhe Nezhën

Dita e sotme ka nisur ndryshe në Prokurorinë e Elbasanit. Në orën zyrtare, kur duhej të ishte në detyrë, në zyrë kanë shkuar dy prokurorë. Nga njëra anë Dritan Gina, i cuili gjatë ditës së djeshme u pezullua nga Prokurorja e Përkohshme dhe  Ardjan Nezha, drejtuesi i ri i komanduar.

Gina gjatë një konference shtypi, ditën e djeshme, ai deklaroi se nuk largohet nga zyra, pasi vendimi i shkarkimit të tij është i paligjshëm.

Nezha nga ana tjetër, u prezantua zyrtarisht në orën 15:00 dje para stafit të Prokurorisë të Elbasanit.

Aktualisht, drejtuesi i ri ka kërkuar të bisedojë “kokë më kokë” me Ginën e shkarkuar nga detyra për t’i dhënë fund situatës së krijuar prej ish-drejtuesit.