AKTUALITET, 10 Janar 2018, 09:52

Tritol varkës në Volorekë

Tritol varkës në Volorekë

Si pasojë e vendosjes së një sasie tritoli, një varkë në Pogradec, është dëmtuar pothuaj plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz vetëm ato mateirlae. Varka ishte pronë e R.K  dhe ishte e vendosur në anë të rrugës.

Ndërkohë Policia e Pogradecit në një informacion paraprak thotë se sot, më datë 10.01.2018, rreth orës 07:00, kemi marrë njoftim se në Volorekë, në një varkë në anë të rrugës, pronë e shtetasit R.K, është vendosur lëndë shpërthyese.

Nga të dhënat e para rezulton se si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar varka e peshkimit. Në vendngjarje pritet që ekspertët të kryejnë veprimet proceduriale për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.